Please select your page

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët e interesuar se në kuadër të Programit "Marie Skłodowska-Curie Action H2020-MSCA-funded Innovative Training Network EN-ACTI2NG" është hapur thirrja për bursa për 10 kërkues shkencorë (phd) (early stage researcher (phd) fellowships) në kuadër të Rrjetit Evropian të përmirësimit të imuno-terapisë kundër kancerit me anë të modifikimit të bashkëveprimit të CAR dhe TCR dhe gjeometrisë në shkallë nano (Call for 10 Early Stage Researcher (PhD) fellowships within the “European Network on Anti-Cancer Immuno-Therapy Improvement by modification of CAR and TCR Interactions and Nanoscale Geometry). 

Programi Marie Skłodowska-Curie actions, i cili financohet nga Komisioni Europian ofron: Doktoratura, Post Doktoratura, Financime për Projekte Kërkimore, Grante të ndryshme dhe rrit mobilitetin e kërkuesve shkencor nëpër vendet e BE-së.

Shqipëria fal tarifës që paguan Qeveria Shqiptare, i jep të drejtë të gjithë kërkuesve shkencor vendas të aplikojnë pa detyrime financiare tek ky program.

Si më poshtë do të gjeni informacionin e detajuar :

The H2020-MSCA-funded Innovative Training Network EN-ACTI2NG (www.enacti2ng-itn.eu) builds on recent clinical evidence that T cells expressing engineered tumor-specific immune receptors can eradicate tumors that do not respond to conventional treatment. This important therapeutic approach is in a very early phase of development and requires a well-trained workforce to address challenges such as development of tumor-specific receptors for a wider array of tumors, improvement in efficiency of these receptors, better on/off-target toxicity safety profiles and more efficient transfer of basic research findings to the clinic.

Aims:

- to train early stage students with expertise in development of new and improved T cell-mediated tumor immunotherapies

- to teach them to facilitate communication between stakeholders (scientists, clinicians, industry, patients and the general public)

- to improve T cell-mediated tumor immunotherapy by the development of new tumor-specific immune receptors and enhancing their function by identifying and modifying their molecular mechanism of action.

The aims will be reached via 10 individual research projects that rely on the complementary expertise of the participating groups. Training in research-specific skills, career development and communication will also be offered.

Selection process

Applicants are strongly encouraged to contact the individual group leaders before submitting their applications (see our website www.enacti2ng-itn.eu for contact details). Applications have to include a CV (no gap time will be allowed in order to verify fulfillment of the mobility and 3 year rules), including a valid e-mail address and telephone number, a copy of valid passport or identity card, a copy of university degree and master or equivalent degree (or statement by program director indicating the date of award of the degree), a transcript of academic grades (including an explanation of the grading system), a letter of motivation, one or more recommendation letters and a list of the 3 projects they are most interested in, listing the project numbers and titles in order of preference. These documents should be sent in a single pdf file to the consortium’s e-mail address (Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.) mentioning in the subject line: EN-ACTI2NG application and the numbers of the 3 projects in preferred order (e.g, “EN-ACTI2NG application PhD5, PhD8, PhD2”). After a first check of fulfillment of the EU-mandated eligibility criteria and requested documentation, CVs will be forwarded to the group leaders. Group leaders will contact the best 3 applicants for each position for an interview via Skype and/or will invite them for an interview. You may be contacted by various group leaders.

Fushat e pjesëmarrjes janë të publikuara në linkun e mëposhtëm:

    • Shkenca biologjike
    • Kimi
    • Inxhinieri> inxhinieri Bio-materiale
    • Inxhinieri> Inxhinieri Bio-mjekësore
    • Shkenca mjekësore
    • Fizikë> Bio-fizikë
    • Fizikë> Optikë

Afati i fundit për aplikim është data: 01/05/2017 (ora 23:00).

Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni faqen zyrtare të informacionit: 
https://euraxess.ec.europa.eu/jobs/165225

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 02.03.2017


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët mbi mundësinë e pjesëmarrjes në konkursin: Thirrje për videon më të mirë me temë "Unë i Them Jo Korrupsionit", që organizohet nga OSBE. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Koordinatorin Kombëtar kundër Korrupsionit fton të rinjtë e interesuar nga universitetet dhe shkollat e mesme të gjithë Shqipërisë tu japin zë mendimeve të tyre përmes videosh ku i thonë JO korrupsionit në Shqipëri. Ky konkurs klipesh që do të mbahet midis të rinjve nga universitetet dhe shkollat e mesme zhvillohet në kontekstin e veprimtarive të organizuara nën projektin e zbatuar nga Prezenca me titull “Mbështetje masave kundër korrupsionit në Shqipëri”, me mbështetjen e Qeverisë

Tema e Konkursit: “Të Rinjtë i Thonë Jo Korrupsionit”

Klipi duhet të përqendrohet, reflektojë dhe shpjegojë aspektet e mëposhtme të temës, a keni pyetur ndonjëherë:

• A janë të ndërgjegjësuar bashkë qytetarët për mekanizmat e luftës kundër korrupsionit?

• Si dhe a mund ta raportojmë korrupsionin?

•  Çfarë ndikimi ka korrupsioni në jetën tënde të përditshme, apo atë të shokve e të afërmve të tu?

• Cilat janë pasojat e korrupsionit për vendin tënd?

• Si do të ishte Shqipëria një vend më i mirë dhe pa korrupsion?

 

Çmime do të jepen për konkurruesin më të mirë:

    • Vendi i parë për kategorinë e universiteteve vlerësohet me 1 Kamera Dixhitale
    • Vendi i parë për kategorinë e shkollave të mesme vlerësohet me 1 Kamera Dixhitale
    • Vendi i dytë për kategorinë e universiteve vlerësohet me 1 Laptop
    • Vendi i dytë për kategorinë e shkollave të mesme vlerësohet me 1 Laptop

Klipet dorëzohen në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe afati i fundit i dorëzimit është data 25 Mars 2017.

 

Për më shumë detaje rreth këtij konkursi, si dhe specifikave të nevojshme për klipet që duhen dorëzuar, ju lutem referojuni dokumentit bashkengjitur në linkun e mëposhtëm:

 

 

 

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 25.02.2017


 

VENDIM QARKULLUES

Në bazë të Vendimit Qarkullues N. 16, datë 20.02.2017 të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë "Për disa shtesa në Vendimin Nr.2, datë 16.01.2017 të Senatit Akademik "Për kriteret e pranimit për programet e ciklit të parë dhe programet e integruara të ciklit të dytë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, viti akademik 2017-2018", njoftohen studentet e maturave mbi ndryshimin e kritereve për pranimet në programet e studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018, si më poshtë:

1. Pas pikes II/1 të shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

a) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (bërthamë), Fizikë (bërthamë), Biologji (bërthamë), nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.15.

b) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (e thelluar), Fizikë (e thelluar), Biologji (e thelluar), nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.25.

c) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga lëndë e përcaktuara në germën a) dhe b) të sipërcituara, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.

2. Pas pikës 11/3 të shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

Nota e lëndës "Shkencë" e kurrikulës bërthamë, do të llogaritet si notë për lëndët Kimi, Biologji dhe Fizikë.

3. Pas pikës III, shtohet pika III.1 me këtë përmbajtje:

"III.1 Formula e përllogaritjes së pikëve për kryerjen e procesit të rankimit të kandidatëve që do të aplikojnë në programet e studimit të ciklit Bachelor dhe të cikleve të integruara (Mjekësi, Stomatologji, Farmaci) toë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018, do të jetë si më poshtë vijon:

PP = { (M1 x 35) + (MK x 10) + (MB x 10) + (MF x 10) + [D1 + D2 + D3 + (Z1 x KZ1) + (Z2 x KZ2) ] / 5X35 } x KSHM x 100

Shpjegim:
PP   Pikë të përgjitheshme për rankim
M1  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë për të gjitha vitet e shkollës së mesme
MK  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Kimisë e tri viteve të shkollës së mesme 
MB  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Biologjisë e tri viteve të shkollës së mesme 
MF  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Fizikës e tri viteve të shkollës së mesme 
D1  Provimi i detyruar i maturës 1 
D2  Provimi i detyruar i maturës 2 
D3  Provimi i detyruar i maturës 3 
Z1  Provim me zgjedhje i maturës 1 
Z2  Provim me zgjedhje i maturës 2

KZ1, KZ2 Koficienti i lëndëve me zgjedhje në maturën shtetërore do të jenë si më poshtë:

• Provim mature me zgjedhje lëndët bërthamë Kimi, Fizikë, Biologji KZ =1.15 
• Provim mature me zgjedhje lëndët e thelluara Kimi, Fizikë, Biologji KZ =1.25 
• Të gjithë lëndët e tjera KZ=1


KSHM   Koeficienti i shkollës së mesme sipas Vendimit Nr.2, datë 16.01.2017 të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Vendimi Qarkullues N. 16, datë 20.02.2017 të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë "Për disa shtesa në Vendimin Nr.2, datë 16.01.2017 të Senatit Akademik "Për kriteret e pranimit për programet e ciklit të parë dhe programet e integruara të ciklit të dytë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, viti akademik 2017-2018"

 
 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 20.02.2017

 

 

 

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

NJOFTIM I MËPARSHËM

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton se kriteret e miratuara për pranimet në programet e studimit, si më poshtë:


I. Kandidatët që aplikojnë për pranim në programet e studimeve që ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018:

    • për programet e ciklit të parë (Bachelor), nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme për të gjitha vitet, të jetë ≥ 8
    • për programet e studimit master i integruar (cikli I dhe II), nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme për të gjitha vitet, të jetë ≥ 8.5

II. Kriteret e pranimit të studentëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, përbëhen nga:

    1. Nota mesatare aritmetike e provimeve të Maturës Shtetërore 35 %
    2. Nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme (për të gjitha vitet) 35%
    3. Nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese, të zhvilluara gjatë viteve të shkollës së mesme 30%, përkatësisht:
      1. Kimi 10%
      2. Biologji 10%
      3. Fizikë 10%

 

Tabelë përbledhëse: Kriteret e pranimit në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018

 

 

III. Koeficentët sipas llojeve të shkollave të mesme që do të aplikohen për vlerësimin e kandidatëve që aplikojne për të gjitha programet që ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë janë sipas tabelës nr.1:

Tabela Nr.1: Koeficentet sipas llojit të shkollës së mesme që kanë përfunduar kandidatët, të cilët aplikojnë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018

 

Nr.

LLOJI SHKOLLES SË MESME

KOEFICIENTËT

1

GJIMNAZ

1.4

2

SEKSION DY GJUHËSH SHQIP-FRËNGJISHT

1.4

3

SEKSION DY GJUHËSH SHQIP-ITALISHT

1.4

4

SEKSION DY GJUHËSH SHQIP-GJERMANISHT

1.4

5

GJIMNAZ ME KOHË TË SHKURTUAR

1

6

GJIMNAZ GJUHËSOR

1

7

SHKOLLË ARTISTIKE/KOREOGRAFIKE

1

8

SHKOLLË SPORTIVE

1

9

SHKOLLË PEDAGOGJIKE

1

10

HOTELERI-TURIZËM

1

11

SHËRBIME MJETESH TRANSPORTI

1

12

MEKANIKË

1

13

ELEKTROTEKNIKË

1

14

ELEKTRONIKË

1

15

PËRPUNIM DRURI

1

16

NDËRTIM

1

17

TEKSTIL-KONFEKSIONE

1

18

TEKNOLOGJI USHQIMORE

1

19

BUJQËSI

1

20

SHËRBIME SOCIALE DHE SHËNDETSORE

1

21

VETERINARI

1

22

GJEODEZI

1

23

INSTALUES I SISTEMEVE TERMOHIDRAULIKE

1

24

LLOGARI

1

25

SHËRBIME BANKARE

1

26

ADMINSTRIM BIZNESI

1

27

RRJETE TË DHËNASH

1

28

MBËSHTETJE E PËRDORUESVE TË TIK

1

29

ELEKTRONIK NË TEKNOLOGJINË E AUTOMATIZIMIT

1

30

SILVIKULTURË

1

31

HARRY FULTZ, BIZNES

1

32

HARRY FULTZ, ELEKTRONIKË

1

33

HARRY FULTZ, AUTOMEKANIK

1

34

PETER MAHRINGER TEKNOLOGJI INFORMACIONI

1

35

PROFILE TË TJERA QË S'JANË TË LISTUARA

1

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 18.01.2017


 

Në kuadër të orientimit të studentëve mbi mundësitë e ndryshme ndërkombëtare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e diplomuar dhe studentët në prag të diplomimit mbi mundësinë e aplikimit për të ndjekur nje intership prej 3 ose 6 muajsh me bursa të ofruara nga Organizata Bashkimi për Mesdheun (Union for the Mediterranean), ku merr pjesë edhe Shqipëria. Në bazë të listës së fushave të pjesëmarrjes, aplikimi mund të jetë i përshtatshëm për studentët e diplomuar ose në prag diplomimi në fushën e shëndetit publik, por nuk ka përcaktim të fushës së studimeve. 

Sekretariati i Bashkimit për Mesdheun ofron një mundësi për të kryer një eksperiencë në një Organizatë Ndërkombëtare, që do të pasurojë karrierën tuaj personale dhe profesionale.

Kriteret e përgjithshme janë si më poshtë:

    • Kandidatët të jenë jo më shumë se 30 vjeç;
    • Të jenë të studentë të diplomuar së fundi, ose studentë në një universitet të njohur që kanë përfunduar të paktën dy vite të studimeve universitare të ciklit të parë;
    • Të kenë njohuri të gjuhës angleze, franceze apo arabe. Njohja e një gjuhe të dytë nga ato të listuara, apo njohja e gjuhës spanjolle, përbën përparësi.

Praktikantët do të marrin një pagesë mujore prej 550€

Fushat e pjesëmarrjes janë të publikuara në linkun e mëposhtëm:
http://ufmsecretariat.org/wp-content/uploads/2017/01/Call-for-Expression-of-Interest-UfMS-Internships-2017.pdf

Aplikimi kryhet duke dërguar një letër prezantimi të interesit (Cover letter) dhe formularin e aplikimit që shkarkohet në linkun e mëposhtëm: 
http://ufmsecretariat.org/wp-content/uploads/2016/04/Internship-Application-Form.docx

Dy dokumentat dërgohen në emailin e mëposhtëm: 
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

Afati i fundit për aplikim është data: 28 shkurt 2017.

Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni faqen zyrtare të informacionit: 
http://ufmsecretariat.org/vacancies/ufm-internship-program/

Ose të kontaktoni me Zyrën e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën elektronike të mëposhtme: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 23.02.2017


Informohen maturantët e interesuar se, në kuadër të informimit sa më të plotë të tyre mbi kriteret e pranimit për vitin akademik 2017-2018, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë është duke zhvilluar aktivitetin "Java e Orientimit" në ambjentet e Gjimnazit "Qemal Stafa", duke filluar nga dita e sotme deri më datë 3 mars 2017, në oraret 14:00 - 18:00. Mirëpresim çdo maturant që ka nevojë për informacione të mëtejshme rreth kritereve të pranimit dhe programeve të studimit që ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

 

  

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 20.02.2017


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×