Please select your page

 

Në takimin e zhvilluar më datë 18 janar 2017 në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë u shpallën emrat e studentëve që marrin bursë të plotë nga FIA (Freiburg International Academy). Përzgjedhja e tyre u bë nga UMT dhe Instituti Glorious Skills, si partner i FIA.
Rritja e numrit të bursave për këtë vit erdhi si rezultat i numrit të lartë të studenteve ekselentë që studiojnë në këtë universitet dhe gjithashtu falë njohjes së mirë të gjuhës gjermane nga kandidatët e përzgjedhur që kanë përfunduar studimet.

Akordimi i 10 bursave të plota u realizua falë dashamirësisë së FIA, e cila vlerësoi me realizëm potencialin e rëndësishëm të studentëve të UMT-së.

Urime dhe suksese fituesve dhe falënderime të veçanta për Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata dhe Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Xheladin Draçini, të cilët, me ndihmën dhe mbështetjen e tyre të çmuar, bënë realitet këtë nismë të lavdërueshme të FIA në bashkëpunim me Insitutin Glorious Skills.

Fitues të bursave të plota të FIA për vitin 2017, janë si më poshtë:

Studentët e ekselencës në vazhdim të studimeve:

    • Ardis Cani (viti III),
    • Deborah Luzati (viti V),
    • Aurela Kullolli (viti IV).

Studentë të diplomuar që zotërojnë gjermanishtën në nivelin B2:

    • Ervisa Cani,
    • Vasnja Jolldashi,
    • Adelina Fjerza,
    • Klevis Hoxha,
    • Hyrjet Boksi,
    • Megi Shehi,
    • Mark Marku.


     

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 19.01.2017


 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në bazë të njoftimit të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, informon studentët e diplomuar mbi mundësinë për aplikim për bursat studimore që akordohen për studentët e huaj nga Republika e Turqisë për të vazhduar studimet universitare dhe pasuniversitare në Turqi, për vitin 2017.

Të dhënat e përgjithshme dhe kushtet për bursat mund të gjenden online në adresën: www.turkiyeburslari.gov.tr

Informacione të mëtejshme lidhur me datat, kriteret dhe procedurat e aplikimit mund t'i gjeni: 
https://www.turkiyeburslari.gov.tr/en/2017-turkiye-burslari-lisansustu-basvurulari/
.

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 18.01.2017


Pas kërkesës së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë publikohet Urdhri Nr. 10, datë 07.01.2017, i Ministrit të Shëndetësisë "Për marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit". Procesi mësimor do të rifillojë ditën e hënë më datë 16 janar 2017.

 
 

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 07.01.2017


 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon profesorët dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë mbi njoftimin e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë. 

Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë njofton se proçesi mësimor dhe ciklet e leksioneve vijonë sipas Planeve Mësimore të miratuara të shtyra me 1 javë.

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 16.01.2017


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët e interesuar mbi publikimin e Vendimit Nr. 148, datë 30.12.2016 të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë "Për një ndryshim në Udhëzimin Nr. 26, datë 01.12.2016 "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit në programet e Specializimeve Afatgjata, në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2016-2017"" dhe Udhëzimit Nr. 70, datë 30.12.2016, të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë "Për disa ndryshime në Udhëzimin Nr. 62, datë 01.12.2016, të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit në programet e Specializimeve Afatgjata, në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2016-2017""

 
 
 

Vendimi Nr. 148, datë 30.12.2016 dhe Udhëzimi Nr. 70, datë 30.12.2016 mund të konsultohen dhe shkarkohen në linkun e mëposhtëm:

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 30.12.2016


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×